Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur mesditën e sotme se ka biseduar një orë në kamera me kancelaren gjermane Angela Merkel mbi Planin e Madh të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Raam shkruan se së bashku kanë diskutuar edhe rreth nxitjes së mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave, përpjekjeve në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria.

“Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme”,- e përfundon postimin kreu i qeverisë, Edi Rama.

burimi : gazetamapo.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here