Nga e enjtja të gjithë me maskë! Ardi Veliu rikujton “Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike”

0
81

Duke filluar nga dita e enjte të gjithë qytetarët duhet të përdorin maskë në çdo ambient, përjashto baret, restorantet dhe ambientin shtëpiak.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu me një deklaratë për mediat ftoi qytetarët të respektojnë masat e reja, pasi në të kundërt do të përballen me sanksione administrative.

“Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit. Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet’, tha Vliu.

Sipas tij, aplikimi i kësaj mase nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por synon rritjen e vigjilencës për të luftuar virusin dhe shkëputur zinxhirin e transmetimit në nivel komunitar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here