Përmbytet Durrësi, Bylykbashi: Qytetarët nuk do ta harrojnë barbarinë!

0
72

Durresi nuk do ta harroje barbarine!Ajo qe mbetet eshte lumi i baltes qe mbulon prej vitesh rruget e Durresit sa here bie shi. Durrsaket do t'i ‎kujtojne me neveri "punen" dhe "veprat" e Partise Socialiste ne 20 vite qeverisje te qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri me sot. Nuk kane si t'i harrojne vrragat qe barbaria e periudhes se Dakos la ne fytyren e qytetit. Por durrsaket nuk do ta harrojne qe Dakon dhe ata qe e pasojne si kukulla i ka vene me doren e tij pikerisht Edi Rama. Me 25 prill 2021 durrsaket do t'i bejne "rrespektet" e fundit me vote kryehajdutit qe qeveris vendin dhe bandes se tij qe grabit Durresin.

Posted by Oerd Bylykbashi on E martë, 13 Tetor 2020

Zyrtari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar ndaj përmbytjes në shi të Durrësit, duke e konsideruar produkt të Partisë së Socialiste.

Krahas pamjeve të publikuara, Bylykbashi shkruan në “Facebook” se durrsakët nuk do t’i harrojnë vragat që barbaria e periudhës së ish-kryebashkiakut Vangjush Dako la në qytet.

Në zgjedhjet parlamentare më 25 prill, sipas Bylykbashit, qytetarët e Durrësit do t’i përgjigjen me votë “kryehajdutit” dhe “bandës” së tij.

Postimi i zyrtarit të PD-së, Oerd Bylykbashi në “Facebook”:

Durrësi nuk do ta harrojë barbarinë!

Ajo që mbetet është lumi i baltës që mbulon prej vitesh rrugët e Durrësit sa herë bie shi. Durrsakët do t’i ‎kujtojnë me neveri “punën” dhe “veprat” e Partisë Socialiste në 20 vite qeverisje të qytetit, nga tetori i vitit 2000 deri më sot.

Nuk kanë si t’i harrojnë vragat që barbaria e periudhës se Dakos la në fytyrën e qytetit. Por durrsakët nuk do ta harrojnë që Dakon dhe ata që e pasojnë si kukulla i ka vënë me dorën e tij pikërisht Edi Rama. Më 25 prill 2021 durrsakët do t’i bëjnë “respektet” e fundit me votë kryehajdutit që qeveris vendin dhe bandës së tij që grabit Durrësin.

burimi: gazetamapo.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here