Plani i PD-së/ Si do gjurmohen paratë e korrupsionit

0
46

Nga Blerina Gjoka

Korrupsioni i lartë është gangrena që ka zhbërë shtetin shqiptar, por gjithmonë ka qenë e vështirë zbulimi dhe vendosja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë, me përjashtim të rasteve sporadike, jo të rëndësishme. Të gjithë flasin për korrupsionin, ai shpesh ndodh si një vjedhje e pastër para syve të publikut, pormbetet pa u ndëshkuar. Por, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka bërë dje një premtim të fortë për ta ndryshuar këtë situatë duke premtuar zbulimin e skemës korruptive, ndjekjen e parasë dhe dërgimin për ndjekje penale të përgjegjësve. Ai ka folur për njëmënyrë efikase që zbatohet në praktika ndërkombëtare për gjurmimin e parave të korrupsionit. Gjatë një daljeje për mediat ai premtoi se në muajt e parë të qeverisjes do të merret pikërisht me skemat korruptive të përdorura nga qeverisja aktuale nëpërmjet PPP-ve dhe tenderave abuzivë. Basha foli për institucione ekzekutive dhe përvojën e partnerëve strategjikë tëvendit për të bërë të mundur këtë. “Javët dhe muajt e parë të kësaj qeverie, me institucione të posaçme ekzekutive, me përvojën më të mirë të partnerëve tanë strategjikë, me të cilët kam qenë në kontakt prej majit të vitit të kaluar, ne do të bëjmë gjithçka, do të ndjekim paranë jashtë vendit, ku e kanë çuar”, – tha Basha. Dhe përtej kësaj deklarate ai ka një plan konkret.

Gazeta MAPO mëson se bëhet fjalë për pajtimin e një kompaniendërkombëtare auditimi, të specializuar në gjurmimin e parave. Kjo kompani, bëjnë të ditur burime pranë PD-së, nuk do t’ukushtojë taksapaguasve shqiptarë asgjë, pasi do të punojë nëbazë të përqindjeve për zbulimin e parave të vjedhura nga shtetarët. Ajo do të paguhet në bazë të historive të suksesit, të rasteve konkrete të parave që do të zbulojë. Duke ia besuar njëkompanie prestigjioze të huaj e cila bashkëpunon me agjenci ndërkombëtare të zbulimit opozita beson se do të mund që për herë të parë të vendos një standard të ri në kulturën e pandëshkueshmërisë. Basha iu referua shifrës 2.2 miliardë euro tendera dhe koncesione, të dhëna këto që vijnë nga hulumtimet që vetë opozita ka bërë dhe raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për dëmet që i janë shkaktuar shtetit nga praktikat korruptive. KLSH ka zbuluar vetëm 5 vitet e fundit një dëm ekonomik në vlerën e 2 miliardë eurove, që vijnë si rezultat i shkeljeve të ndryshme të administratës qeverisëse.

Por, nëse këto gjetje të KLSH-së nuk kanë vënë dot në lëvizje organet e drejtësisë për të hetuar dhe nxjerrë para ligjit përgjegjësit, njëkompani auditimi me përvojë ndërkombëtare besohet se do tëjetë e aftë të zbulojë dhe si dhe ku kanë shkuar paratë që u janëvjedhur taksapaguesve shqiptarë nëpërmjet metodave korruptive. Burimet pranë PD-së bënë me dije se Basha ështëkonsultuar me partnerët ndërkombëtarë të kësaj partie, CDU-ja gjermane, republikanët amerikanë apo konservatorët anglezë, parti të djathta me të cilat PD ka bashkëpunuar dhe për programin e saj qeverisës.

Basha: Rama para përgjegjësisë penale

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili është kandidat për kryeministër të vendit në zgjedhjet e 25 prillit, ishte i qartë dje në paralajmërimin për kundërshtarin e tij politik, kryeministrin aktual Edi Rama. Ai tha se ai nuk do të marrë vetëm përgjegjësi politike, por dhe penale. “Një nga ndryshimet kryesore që duhet të ndodhë, që shqiptarët meritojnë, është dhënia fund e kësaj kulture pandëshkueshmërie. Nga kjo lidhet ngushtë aftësia qeverisëse për të dedikuar taksat e shqiptarëve për politikat. Gjithë politikat tona do të pamundësohen, nëse nuk arrijmë dot që 2.2 miliardë eurot e korrupsionit të zhbëhen dhe përgjegjësitë të vihen para ligjit”- deklaroi dje Basha. Më tej ai shtoi se paraja që është vjedhur do të gjurmohet për të zbuluar se ku e kanëfshehur hajdutët me kostum shtetari dhe do t’u kthehet shqiptarëve. “Do të ndjekim paranë e çuar në banka offshore, kudo që të jetë paraja do të ndiqet dhe ata që i kanë shkaktuar shqiptarëve kaq shumë dhimbje, do të japin llogari një më një”- theksoi Basha. Sipas tij nëse këto para sot do të shpenzohen për njerëzit, Shqipëria do të kishte mundësi të kishte një paketëndihme të paktën si e Kosovës.

Kreu demokrat ka etiketuar direkt rivalin e tij politik, Rama, i cili po dje zgjodhi të bëjë ironi me planin e rimëkëmbjes tëpropozuar nga Basha duke thënë se nuk e kishte idenë çfarëishte. “Përgjegjësia e Ramës për këtë situatë është politike, por dhe penale. Ai ka vendosur që paratë të mos shkojnë te njerëzit, ndaj nuk e ndjek planin tonë. Të garantoj se këtu nuk bëhet fjalë për premtime elektorale apo fjalë, por për një çështje jetike, nëse do të ketë nesër një qeveri që përballet me krizën”– tha Basha.Më tej, Basha vijoi se laku po shtrëngohet dhe se nuk la formulë në botë që ta fshehë se kryeministri Edi Rama po izolon Shqipërinë. “Ka bërë dhe është gati të bëjë gjithçka për pushtetin e tij, por rrethi po ngushtohet dhe laku po shtrëngohet dhe nuk ka formulë në botë që ta fshehë se Edi Rama po izolon përsëri Shqipërinë, si para 30 vitesh, për shkak të tmerrit që ka nga zgjedhjet. Nuk ka për t’ia dalë. Ai do të marrë një përgjigje ekzemplare nga shqiptarët, sepse i ka bërë llogaritë pa shqiptarët. Sot jemi pranë shqiptarëve për t’iu dhënë zë vuajtjeve të tyre. Plani ynë përbën bazën e një përqasjeje të re pas 25 prillit. Deri më 25 prill ka vetëm një rrugë, denoncimi i problematikës”, u shpreh ai.

Plani i PD-së për daljen nga kolapsi

Kryetari i Partisë Demokratike këmbënguli dje sërish në propozimin e tij për qeverinë që të pranojë zbatimin e planit me 5 pika për daljen e vendit nga kriza ekonomike. Ai tha se me këtë plan ra dhe alibia e kryeministrit Edi Rama, teksa pretendonte se nuk ishte në dijeni të tij. Ai ritheksoi se ky plan ishte gjithëpërfshirës pasi ofronte mbështetje për mjekët dhe trefishim të numrit të testimeve. “Plani ynë me 5 pika, 1000 euro shtesë mujore për çdo mjek, 500 euro për çdo infermier. Pajisja e shkollave me pajisje dhe materiale sanitare, testimi i të gjithë mësuesve. Fëmijëve të familjeve që kanë humbur vendin e punës nuk mund t’ju thuash që të shkojnë në shkollë me maskë. Testim periodik për mësuesit. I vetmi përgjegjës për këtë situatë, që ka humbur 2 javë në luftën kundër pandemisë, duke mos dëgjuar shqiptarët, duke mos i vënë veshin një plani, jo për fushatë, por për të ndihmuar njerëzit. Me këtë shpalosje të plotëtë planit, jam i bindur se shumica dërrmuese e atyre që meritojnë ndihmë nga shteti, nuk kanë ndonjë surprizë”- tha Basha. Sipas tij “sot bie çdo alibi që qeveria dhe i pari i qeverisë s’e kanë dëgjuar planin e PD”. Kreu i PD-së akuzoi qeverinë duke u shprehur se “ata kanë zgjedhur që paratë e shqiptarëve mos t’i çojnë tek ta, por te një grup njerëzish”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here