“Po nxit sherr e rrëmujë për interesat e tua dhe për partinë tënde të degraduar”, Rama i përgjigjet ‘dhëmb për dhëmb’ Metës (E plotë)

0
80

Pas deklaratës së ashpër të Metës se kryeministrin e presin 3 milionë Ilirë me 25 Prill, nuk ka vonuar përgjigjja e Ramës.

Rama shkruan:

‘Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!’

burimi:/sot.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here