Abuzime me rrugët, pranga në Durrës disa zyrtarëve të ARRSH-së

0
57

Abuzimet me tenderat për mirëmbajtjen e rrugëve kanë çuar në pranga sot në mëngjes disa zyrtarë të Autoritet Rrugor Shqiptar në Durrës.

Operacioni është kryer nga policia dhe prokuroria e Durrësit, ku mësohet se në pranga kanë rënë disa drejtorë dhe disa inxhinierë të lartë të Autoritetit Rrugor. Bëhet fjalë për një dëm financiar prej mbi 200 milion lekë të vjetra, që ka sjellë ngritjen e një çështje penale në policinë dhe prokurorinë e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, kjo dosje është konkretizuar me arrestimin e disa zyrtarëve të ARSH-së, dhe se operacioni vijon të jetë ende në zhvillim e sipër.

Për momentin mësohet se janë arrestuar nga policia disa zyrtarë. Ndërkohë është shpallur në kërkim biznesmeni Mustafa Koka, i cili nuk është arritur të gjendet nga policia. Ndërsa emrat e personave të arrestuar pritet nga çasti në çast të mësohen në vijim.

burimi:/lajmifundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here