Çfarë fshehin burrat në shtrat? Sekreti i tyre më i madh…

0
62

Supozohet që gjithkush të jetë mjaftueshëm rehat me partneren sa për të ndarë me të çdo sekret të mundshëm.

Po ja që kjo nuk është një botë ideale, sekretet jo e jo. Kështu ekziston diçka akoma më intime se vetë seksi, që burrat preferojnë ta mbajnë të fshehtë: fantazia seksuale!

Ndonëse kushdo gëzon një të tillë duket se burrat preferojnë ta mbajnë të fshehtë ndaj partnereve të tyre duke u treguar aspak të ndershëm kur vjen puna te çështja në fjalë.

Sipas një vëzhgimi online nga “Superdrug” u vu re se 45% e burrave gënjejnë, për çdo herë që partneret i pyesin: Çfarë po mendon?

Ndonëse në shifra më të ulëta, as gratë nuk mbeten pas. 41% e tyre nuk tregojnë çfarë realisht janë duke fantazuar.

Megjithatë s’ka pse të jetë diçka kaq “e dënueshme”. Fundja është të mbajturit sekret ajo që e bën fantazinë seksuale të jetë thjesht dhe vetëm speciale.

burimi:/lajmifundit.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here