Evropa shtrëngon kufizimet për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19

0
49

vropa po përballet me një valë të dytë të përhapjes së Covid-19 dhe për këtë shumica e shteteve po ndërmarrin masa të reja kufizuese, në përpjekjeje të vazhdueshme për të vënë nën kontroll infektimet e reja. Hollanda është i fundit shtet i cili i shtohet listës së kufizimeve, vendi por drejtohet drejt një izolimi të pjesshëm  për të paktën katër javët në vijim. Ndërkohë, Italia ka vendosur kufizime të reja në tubimet publike, restorantet, sportet dhe aktivitetet e shkollës.

Evropa po përballet me një valë të dytë të përhapjes së Covid-19 dhe për këtë shumica e shteteve po ndërmarrin masa të reja kufizuese, në përpjekjeje të vazhdueshme për të vënë nën kontroll infektimet e reja. Hollanda është i fundit shtet i cili i shtohet listës së kufizimeve, vendi por drejtohet drejt një izolimi të pjesshëm  për të paktën katër javët në vijim. Numri i rasteve të konfirmuara të  Covid-19 në Gjermani u rrit me 5,132 të Mërkurën, duke e çuar në 334,585 numrin e përgjithshëm të infeksioneve, sipas Institutit Robert Koch për sëmundjet infektive.  Rritje e cila shënon Kjo shënon një rritje me mbi 1.000 raste të reja dhe më shumë se dyfishin e numrit të vdekjeve krahasuar me një ditë më parë. Në përgjigje të rritjes së infeksioneve të reja, Kancelarja Angela Merkel e përshkroi rritjen e rasteve në të gjithë Evropën si “serioze” dhe u bëri thirrje njerëzve që “të jenë të kujdesshëm, të ndjekin rregullat, të ruajnë distancën, të mbajnë maska dhe të bëjnë atë që munden për të vënë nën kontroll përhapjen e virusit.

Në anën tjetër kryeministri holandez, Mark Rutte, tha se vendi duke nisur nga dita e sotme do të kthehej në izolim të pjesshëm për katër javët në vijim.  Hollanda do të mbyllë baret dhe restorantet, do të ndalojë shitjen e alkoolit, do të kufizojë orët e hapjes së dyqaneve me pakicë dhe do të ndalojë mbledhjet e më shumë se katër personave, ndërkohë mbajtja e maskave për të gjithë personat mbi 13 vjeç bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura, po mund të behët edhe në ambientet e jashtme.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, nënshkroi ditën e djeshme një dekret për të vendosur kufizime të reja në tubimet publike, restorantet, sportet dhe aktivitetet e shkollore. Conte tha se masat po merreshin për të parandaluar rivendosjen e një izolimi të ri mbarëkombëtar.

Në Mbretërinë e Bashkuar situata nuk paraqitet më e qetë, ku për shkak të infeksioneve mnë rritje.  Kryeministri britanik propozoi të hënën një sistem me tre nivele për të frenuar përhapjen e koronavirusit, megjithatë opozita 1akuzon atë se ka humbur kontrollin totalisht mbi përhapjen e virusit.

Qyteti i Liverpoolit, i cili është nën kategorinë më të lartë, nga sot do të mbyllë të gjitha lokalet dhe eventet familjare për të paktën një muaj.

Ndërkohë që ditën e djeshme shtetet anëtare të BE arritën një marrëveshje mbi kriteret e përbashkëta për koordinimin e rregullave të udhëtimit për të siguruar qartësi dhe parashikueshmëri për masat që kufizojnë lëvizjen për shkak të pandemisë. Ministrat nga 27 shtete anëtare të BE krijuan një sistem të përbashkët hartifikimi me ngjyra të koduara bazuar në kritere të përbashkëta të përcaktuara nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here