PD: 2 milionë Euro për inceneratorin e Fierit që nuk ekziston

0
63

Partia Demokratike me anë të deputetes Albana Vokshi, ka hedhur sërish akuza kundër Edi Ramës duke thënë se ky i fundit po u jep para oligarkëve dhe pronarëve të inceneratorëve. Në një dalje për mediat nga inceneratori i Fierit, Vokshi tha se “para ka në buxhetin e shtetit por ato shkojnë për llogari të 5 oligarkëve”.

“Unë sot jam në Mbrostar. Jam në vendin ku duhet të grumbullohen e më tej, të përpunohen nga inceneratori të mbetjeve kryesisht të Qarkut Fier. Përllogaritet që janë mbi 60 mijë ton mbetje në një vit që duhet të grumbullohen  këtu e më tej të përpunohen.

Në fakt, ajo çka ka ndodhur, është se mbetjet vazhdojnë të grumbullohen por ato nuk përpunohen pasi inceneratori nuk është funksional. Vazhdojnë të grumbullohen duke e shndërruar këtë vend këtu në një katastrofë ekologjike, në një bombë ekologjike e cila po cënon edhe shëndetin e banorëve përreth”, tha ish-deputetja.

Demokratja shti se nëse paratë e buxhetit të shtetit do përdorehsin si duhet, do ishin siguruar 1 milion maska për qytetarët që të përballojnë pandeminë.

Me 2 milionë Euro që Edi Rama ia kaluar inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës, që në fakt nuk funksionojnë, pas të cilëve janë kompani fantazëm, klientë të Edi Ramës, me 2 milionë eurot mund të ishte siguruar testimi për të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë. Testimi serologjik dhe ai me tampon. Madje mund t’u ishte siguruar mësuesve një shpërblim dinjitoz për punën e palodhur në kushte kaq të vështira mësimdhënie, në kushtet e Pandemisë Covid 19”, vijoi ajo.

Në fund Vokshi shprehet se kjo praktikë e qeverisë duhet të marrë fund dhe premton se nëse Partia Demokratike merr pushtetin pas 25 prillit do i japë fund pandëshkueshmërisë.

burimi:/tvklan.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here