“Vendosja e detyrueshme e maskave”, Edi Oga: Nuk e heq, por kam vështirësi në dush

0
66

Moderatori Edi Oga shprehet pro vendimit për mbajtjen e detyrueshme të maskës, por kundër vendosjes së gjobave.

Në studion e “ABC News”, Oga nuk ngurroi të bënte humor me vendimin e kryeministrit Edi Rama, që pritet të zbatohet nga e enjtja.

“Unë kam 4 ditë që nuk e heq maskën, veçse kam vështirësi në dush. Unë jam pro maskës dhe kundër gjobave. Nëse një grup njerëzish serioz, pra komiteti, mblidhet dhe merr një vendim, njerëzit në përgjithësi kanë tendencë ta kundërshtojnë. Personalisht unë nuk do zgjidhja ta vija një maskë kudo; unë e kam kaluar Covid-19, nuk infektoj dhe nuk infektohem”,-tha Edi Oga.

Risjellim në vëmendje se të gjithë qytetarët që nuk do ta mbajnë maskën, do të gjobiten tek fatura e dritave.

burimi:/gazetamapo.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here