VIDEO/ Premtimet e Ramës, Basha: I vetmi ‘gomar që fluturon’ me paratë e oligarkëve!

0
80

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i ka konsideruar premtimet e fundit të kreut të qeverisë si premtime të tipit “gomari fluturon” dhe arsyeja është vetëm paniku që duket qartë se e ka kapur kryeministrin.

“Siç keni para premtimet që ka përsëritur prej tetë vjetësh, keni parë besoj edhe përgjigjen që ka marrë, – u tha Basha gazetarëve në konferencën e shtypit. – Janë premtime të bëra që në 2013-ën, e dini apo jo?! Janë të 2013-ës që po i bën prapë në 2020.

Premtimi për heqjen e akcizës është i 2013-ës dhe gjithçka tjetër tregon panikun total që sot e bën të premtojë se gomari fluturon.

I vetmi gomar që fluturon me paratë e oligarkëve e dini fare mirë se kush është.

Shqiptarët nuk besojnë se gomari fluturon, kanë nevojë për ndihmë sot.

Pyetja është çfarë ke bërë sot për shëndetësinë, jo prit gomar të mbijë bar!

Pyetja është çfarë mase ke marrë për mjekët dhe infermierët, bonusin e njerëzve?! 

Premtimet që ka bërë dhe bën sa herë para zgjedhjeve nuk ia beson as familja e vete. Për mua është çështje që nuk ekziston. Një njeri që ka thyer çdo premtim me ato që erdhi në pushtet.

burimi:/syri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here