Eksperti ‘thumbon’ Ramën: Pse vdiqën 50 mln njerëz kur mbanin maska?

0
93

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën sot duke rikthyer tonet apokaliptike. Teksa njoftonte vendosjen e detyruar të maskës edhe në rrugë, ai postonte foto nga pandemia e vitit 1918, kur njerëzit maska. 

Rama shkruan se në atë kohë vdiqën 50 milionë njerëz. Eksperti Erion Dasho e gjen këtu ironinë e parë.

“Ajshtajni ka thënë se “Mungesë zgjuarësie është të përsëritësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

Kushdo që do të shihte këtë fotografi të kohës së gripit spanjoll do të konkludonte se maska nuk pati ndonjë efekt në parandalimin e epidemisë së vitit 1918, përndryshe nuk do të kishin vdekur 50 milionë njerëz,” shkruan ai.

“Dhe më e rëndësishmja:

Në vitin 2020, qeveria shqiptare nuk gjen dot një masë më inteligjente për të kontrolluar COVID-19 se sa masat që u përdorën 100 e kusur vite më parë??!!

Koha për veprim të bazuar mbi masa inteligjente dhe të drejtuar strategjikisht nga trinomi testo-gjurmo-trajto!!!

Boll me propagandë dhe demagogji!!!” shton Dasho.

burimi:/syri.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here