FOTO/ Rama kujton pandeminë e vitit 1918: Vrau 50 milionë njerëz. Ja si i mbanin maskat

0
55

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe njëherë të gjithë qytetarët se nga sot maskat janë të detyrueshme.

Në facebook, Rama ka kujtuar pandeminë e vitit 1918, e cila zgjati dy vjet dhe që vrau mbi 50 milionë njerëz.

Rama ka publikuar edhe një album me fotot, të personave që në atë kohë mbanin maskë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here