Gjuzi këshillon Spiropalin per Metën, Ministrja: S’do e kishim zgjedhur kurrë President, po të kishim votat

0
53

Deputeti Kujtim Gjuzi ka këshilluar ministren Elisa Spiropali, pas fjalës së saj të ashpër në Kuvend ndaj Presidentit Ilir Meta, duke i thënë se duhet të jetë më e përmbajtur.

Mes të tjerash, Gjuzi i tha Spiropalit se nëse Presidenti e ka fyer, duhet të kujtojë shprehjen shkodrane se ‘kush të fyen, fyen vedin’.

Gjuzi: Dy zonjat që folën thanë se ndjehen të diskriminuara nga gjuha e Presidentit. Në fakt, ju këtu e patët Presidentin, pse nuk e hoqët? Z. Spiropali, nëse ju keni një konflikt me Presidentin, nuk mund ta transferoni në Parlament. Nëse ai ju fyen, mos harroni shprehjen shkodrani ‘kush fyen, fyen vedin’, por edhe ju duhet të jeni më e përmbajtur. Nëse ju jeni më e përmbajtur, këtu s’ka shanse të ketë më çizme, zhavorr, por ju na keni diskriminuar këtu. Korrektoni kryeministrin në fjalën e tij. Edhe pse keni 25 mandate të vjedhura, akoma thoni se do merrni pushtetin. S’keni shanse, zero shanse keni.

Spiropali: Nëse do të kishim votat, të jeni të sigurt që nuk do t’i kishte ardhur radha Presidentit aktual për t’u zgjedhur, por ai kishte votat në Kuvend. Nuk mund të ketë në krye të Shtetit një njeri që ka shkallmuar çdo normë. Duhet t’i vëmë fre.

burimi:/balkanweb.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here