“Keni shumë për të mësuar dhe nga ne”, Rama batuta me nën/sekretaren amerikane: Mezi e kthyem diellin dhe…

0
58

Kryeministri Edi Rama ka pritur nën/ Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, me të cilën ka bërë dhe një batutë në lidhje me kohën e mirë që përkoi në ditën e saj të parë të vizitës në Tiranë.

Rama tha se edhe vetë SHBA ka shumë për të mësuar nga kultura e kombeve të tjera, e konkretisht dhe Shqipërisë.

Kur dikush vjen nga ajo pjesë e botës s’më kujtohen në tërë përvojën time një vizitë në fushën e kulturës dhe arsim it e këtij niveli, kam  shumë besim të forca e arsimit dhe kulturës duke qenë se ju kemi parë gjithnjë si superfuqi, ju kemi parë në shumë në fusha.

Ka shumë për të bërë, ka shumë për të mësuar nga SHBA në arsim e kulturë por më besoni që nuk janë pak dhe ato që ju mund të mësoni nga kultura jonë.

Në fund të ditës kultura është një sferë ku SHBA ka akoma për të mësuar nga kombe të tjera.

Ja kalofshi bukur në Shqipëri, mezi e kthyem diellin dhe e kemi këtu për ju, shijojeni”, tha Rama.

Postimi në Facebook:

Me Nën/Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, në vazhdën e vizitave të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Shqipëri, në funksion të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë

burimi:/panorama.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here