PD: Rama po detyron të rinjtë të largohen

0
47

“Shqipëria, e dyta për azilkërkues pas Sirisë”

Demokratët akuzojnë kryeministrin Edi Rama se me keqqeverisjen e tij po detyron shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë të rinjtë që të largohen nga vendi. Sipas selisë blu papunësia dhe mungesa e shpresës po detyron qindra shqiptarë që të lënë çdo ditë vendin dhe të kërkojnë azil në vendet perëndimore.

“Shikoni pas meje këta autobusë. Është ora 04:30 e mëngjesit, një orë kur përditë me qindra të rinj ikin çdo ditë nga vendi. Ikin se nuk kanë punë, nuk kanë mundësi. 10 vite më parë, shqiptarëve iu rikthye dinjiteti të lëviznin të lirë, pa viza. Këtë arritje historike të Shqipërisë, sot Edi Rama po e vë në diskutim. Edi Rama është ai qe po i detyron shqiptarët të emigrojnë”.

Partia Demokratike deklaron se në vend janë 100 mijë të papunë te rinj, ndërsa sipas saj qeveria nuk ka asnjë plan për punësimin e tyre.

burimi : Tv Klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here