Tiranë, Vokshi: Qindra policë po dhunojnë 7 biznese të ndershme

0
56

Partia Demokratike ka denoncuar largimin e dhunshëm me forca policie, të disa bizneseve nga njera prej rrugëve kryesore të Tiranës gjatë paradites.

Albana Vokshi, ish-deputetja e PD-së ka ngritur zërin në rrjetet sociale për dërgimin e policëve ndaj biznesmenëve që nuk e kishin refuzuar largimin, por thjesht kishin kërkuar kohë për të zhvendosur mallin e tyre.

“Kur qytetari trajtohet si kriminel nga shteti, dhe krimineli bën ligjin në rrugë e qeveri –ka komentuar e revoltuar, Vokshi, tek publikon pamjet. – Me urdhër të Ramës dhe të Veliajt, qindra policë po dhunojnë 7 biznese të ndershme qe punësojnë 120 kryefamiljarë.

Biznesi i ndershëm, që paguan taksat rregullisht trajtohet si kriminel nga Policia, ndërkohë që kriminelët bëjnë ligjin në rrugë e qeveri. Ajo çka bizneset kërkojnë është vetëm pak ditë kohë për transferimin e investimit të bërë pa dhimbje e pa dëmtime.

Pas 25 prillit, çdo dhunues dhe shkelës i të drejtave të qytetarëve shqiptarë do shkojë para drejtësisë,” ka theksuar Vokshi.

https://www.facebook.com/watch/?v=352135449439529

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here