Denoncimi/ Drejtori i Ujësjellësit po na bën raprezalje për votat

0
58

Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjeneralitetet dhe numrin e kartës së identitetit, duke treguar edhe partinë, për të cilën do të votojnë.

“Unë punoj prej shumë vitesh në ndërmarrjen e Ujësjellësit këtu në Rrogozhinë. Me ardhjen e drejtorit të ri kanë filluar reprezaljet. Na bën presione për votat, na ka sjellë disa fleta t’i plotësojmë. Gjithë rrethin e krushqisë e këto që t’i fusim për votime. Madje në një nga ato fletët është specifikuar kë votoni. Na bën presione për punën. Kanë filluar presionet për gjëra të ndryshme. Për largim nga puna etj. Madje ai nuk ka as arsimin përkatës sepse është futur pa konkurs në atë pozicion”, tha një denoncues.

“Stop” ka mësuar, se drejtori Dedej nuk e ka shkollën e lartë, që e ka të detyrueshme për vendin e punës. Kur gazetari i emisionit “Stop” e pyet drejtorin për arsimin e lartë, Skënder Dedej thotë, se ka mbaruar Ekonomikun dhe jo Inxhinierinë Mekanike, siç është shkruar në vendimin e emërimit në vitin 2019.

burimi:/lapsi.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here