“Komedia e Rudinës që turpëroi edhe sekretarin Pompeo”

0
57

Deputetja e “maxhorances se listes” luajti dje ne “podjumin e fjales” aktin e fundit te komedise politike. Ajo dje luajti ne “podjumin e paroles”, si aktore e “udhetimit imagjinar te mandatit te trete”.
E xuni me force “podiumin e paroles” e nuk levizte prej “prones se xanun” !
Edhe kryetari i “podiumit te paroles”, xhaxhi Gramoz, hoqi dore nga zbatimi i rregullores. E la Rudinen te parolonte, qe populli te shihte te portreti i saj “politikanen e se ardhmes” dhe perfaqesuesen tipike te “maxhorances se ferrave e drizave”.
Aty Hajdari nxirrte shkume, pa mbajtur maske, per te maskuar marreveshjen e “udhetimit imagjinar te mandatit te trete”, duke parashikuar “ferrin” e ustait te ndryshimit te Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor me konsensusin e tyre.
Komedia politike e “podiumit te paroles” ngjasonte me Komedine Hyjnore te Dante Aligerit, te udhetimit imagjinar ne boten e perjeteshme.
Komedia e luajtur dje te “podiumi i paroles” ka edhe nje perputhje fantastike me moshen e komedianes dhe daten e zhvillimit te zgjedhjeve.
Udhetimi imagjinar i Dantes, u krye ne moshen 35 vjecare dhe kaloi ne tre mbreterite e perjeteshme, Ferri, Purgatori dhe Parajsa. Udhetimi imagjinar mbaroi ne 25 prill, kur do te behen edhe votime ne Shqiperi. Them votime, se nuk do te kete zgjedhje, pasi legjislacioni i zgjedhjeve eshte bere sipas deshires se filozofit surelist te se drejtes.
Komedia politike kaloi nepermjet trekendeshit Rame, ambasadorja Lu dhe “maxhoranca e listes”.
Marreveshjen e 5 qershorit e shkroi Ambasadorja Kim ne “token e bekuar”, Rama e firmosi, duke akuzuar Bashen, Rudina e firmosi dhe e “njollosi”, dhe Pompeo e “vulosi”.
Te dy maxhorancat, e “Rilindjes” dhe e “listes”, sa e kuptuan se me ate marreveshje shkonin ne “ferr”, e sipas filozofise se Aristotelit, do te kalonin neper nente rrathet e mekatimit te tradhetise se premtimeve, i hoqen maskat dhe dolen hapur ne aleance, per te udhetuar drejt parajses, “udhetimit imagjinar te mandatit te trete”.
Por, duke kaluar neper shtate rrathet e purgatorit, qe sipas filozofise se Platonit do pastroheshin nga mekatimi i egoizmit, mendjemadhesise, smires, e grykesise per pushtet e pasuri, po diskretitohen rende para opinionit.
Shpetimin e kerkojne te Beatricja e Dantes e cila u sherben duke i inkurajuar, se nuk e kane shkelur marreveshjen, e kane “tejkaluar”, por mund te fluturojne ne “qiellin e parajses” ne mandatin e trete, seose “kodi i marreveshjes” u jep pushtet te dy paleve, se nuk ka me, as koalicione parazgjedhore, as lista te hapura, kufiri kombetar u ul si e deshen dhe le ta vendosin emerin e tyre ne kater qarqe e te behen deputete.
Prandaj grupet e thurje-shthurjeve dhe ferrave e drizave, mund te krijojne parti me firmat e socialisteve e ne fund te bejne “koalicionin e shpetimit te Shqiperise”.
Te gjithe keta komike ” fituan” . Vetem Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo u turperua, pasi e pershendti marreveshjen e 5 qershorit, e cila nuk u mor aspak ne konsiderate !

Nga Elmaz Sherifi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here