Kontrollonin sheshin ‘Shqiponja’ në shpërndarjen e kokainës, një në pranga, në kërkim bashkëpunëtori

0
78

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim gjatë një aksioni të policinë në kryeqytet.

Në pranga është vënë Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij pasi akuzohen se shpërndanin lëndë narkotike, kokainë, në zonën e sheshit Shqiponja në Tiranë.

Në banesën e njërit prej tyre, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Ja njoftimi i plotë i policisë: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë operacioni policor i koduar “Duplex”.

Shpërndanin kokainë në zonën e quajtur “Sheshi Shqiponja”, në Tiranë, vihet në pranga 1 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim .

Sekuestrohen dhjetëra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Duplex”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit

Y. T., 55 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M.T.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, janë siguruar informacione në rrugë operative se në shtetasi Y.T., në bashkëpunim me M.T., në banesën e tyre në rrugën “Gjergj Legisi”, posedonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokaine dhe ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e punonjësve të Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Gjergj Legisi”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Y. T., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetra doza me lëndë narkotike kokainë, shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, si dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here