Disa pyetje mbi mbajtjen e maskave
- Në c’vënde të hapsirës publike duhet të mbahet maska për të kufizuar transmetimin e virusit SARS-CoV-2?
- Sa efikase janë maskat për të kufizuar transmetimin e virusit SARS-CoV-2 jashtë mjediseve të kujdesit shëndetësor?
- Cfarë vendi do të zinin maskat e “bëra vetë” kur sasia e maskave kirurugjikale është e kufizuar?
- Cilat janë kushtet e përdorimit dhe mirëmbajtjes dhe masat e nevojshme paraprake për maskat“e bëra vetë”?
Përgjigje të rëndësishme që duhen pasur parasysh:
- Të dhëna shkencore e të besueshme mbështesin idenë e transmetimit të mundshëm të virusit SARS-CoV-2 nga individëte infektuar, madje edhe para se të shfaqen tek personi i infektuar simptomat ose kur ai është me simptoma të moderuara ose pasimptoma.
- Është e diskutueshmembajtjasistematike e maskave në hapësirat publike për të zvogëluar transmetimin e virusit SARS-CoV-2. Studimet tregojnë se mbajtja e maskave realizon vetem një reduktim të vogël, por jo të konsiderueshëm të infeksioneve të frymëmarrjes.
- Mbajtja e një maske duhet të shoqërohet gjithnjëme zbatimin e masave te tjera mbrojtëse për të garantuar mostransmetimin e virusit.Duke pasur parasysh se sasia e maskave kiriurgjikale është e kufizuar, rekoamndohet që ato të përdorenme përparësi nga personeli mjeksor.
- Efikasiteti epidemiologjik i maskave “të bëra vetë” nuk është vërtetuar, por, mendohet/supozohet se në varësi të plotësimit të disa kushteve të caktuara për prodhimin e tyre dhe të përbërjes sëmaterialit të përdorur,duke synuar gjithnjënjë kombinim të mirë tëkapacitetit tëtyre tëfiltrimit merealizimin e njëfrymëmarrje të mjaftueshme, përdorimi i tyre mund tëndihmonte në uljen e përhapjes së virusit…
- Nëse do të rekomandohej përdorimi i maskave “të bëra vetë”, udhëzimet për prodhimin e tyre, përdorimin dhe mirëmbajtjen, si dhe disa informacionetë tjera mbi masat paraprake që duhen marrë (përfshirë kufijtë e përdorimit të këtyre maskave tek fëmijët), do tëduhet ti jepen publikut…
- Përdorimi i maskave mund të çojë në krijimin e përshtypjes së mbrojtjes së plotë për rrjedhojë edhe të sigurisë së gënjeshtërt; gjë që mund të conte nëzbutjen e masave të tjerambrojtëse…
- Në rastet e përdorimit të maskave, duhet të jepen mesazhe të thjeshta e të qarta audio e video mbi mënyrat e përdorimit të tyre, të shoqëruara me një kujtesë për rëndësinë mbajtjes së tyre vetëm në kombinim me respektimine masave mbrojtëse…
Nga Kastriot Islami