Mirësevini në video-lojën e Edi Ramës, ‘Shqipëria ime në 3D’

0
87

Për 8 vite në pushtet, Edi Rama, na bombardoi me “vepra madhështore” në 3D. Nëse hap ERTV e kryeministrit dhe sheh videot e punëve që “ka bërë” gjatë këtyre dy mandateve, të kënaqet syri me filma dhe produksione tre dimensionale; të autostradave, tuneleve, spitaleve, shkollave dhe aeroporteve.

Nuk dihet se nga kush dhe sa paguhen çunat e gocat që prodhojnë e montojnë në studio këto “mrekulli”, por sido që të jetë kanë bërë një punë cilësore.

Nëse shqiptarët do të jetonin vetëm brenda ERTV-së së Edi Ramës, atëherë Shqipëria do të ishte një vend që do ta kishin zili edhe zvicerianët apo danezët.

Por realiteti është krejtësisht tjetër. Shqiptarët pasi mrekullohen me filmat në 3D të ERTV, shohin se jo vetëm nuk ka autostrada, rrugë, spitale e aeroporte të reja, por qeveritë e Ramës nuk kanë përfunduar as ato që gjetën gati, kur morën pushtetin në vitin 2013.

Madje shumica e veprave infrastrukturore kanë degraduar, siç është për shembull rruga, Tiranë-Durrës, të cilës ju thanë edhe palmat e Ramës.

Pikërisht këtë Shqipëri virtuale, e njëjtë si një video-game për fëmijë, që Edi Rama ju shet si “punëmbaruara” shqiptarëve duke i ftuar që ta votojnë për një mandate të tretë, ka trajtuar në punën e tij të radhës artisti Bujar Kapexhiu.

Në karikaturën e botuar në MAPO, shfaqet kryeminstri që ju ofron fëmijëve (shqiptarëve) të vegjël që të luajnë me aeroportet e tij të reja në Kukës, Vlorë e Sarandë dhe natyrisht edhe me avionët lodra në 3D.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here