Apeli dramatik i Merkel: Qëndroni në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur

0
60

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka bërë një apel dramatik qytetarëve të vendit të saj. Ajo u ka kërkuar të reduktojnë sa më shumë kontaktet me njerëzit dhe të kufizojnë udhëtimet.

“Takohuni me sa më pak njerëz, nuk ka rëndësi brenda apo jashtë shtëpisë,” tha Merkel.

“Kufizoni udhëtimet që nuk janë esenciale dhe çdo festim që nuk është vërtet shumë i nevojshëm”, tha ajo.

Kancelarja paralajmëroi: “Ju lutem, qëndroni në shtëpi, sa më shumë të jetë e mundur, sa herë të jetë e mundur”.

“Bëjeni këtë për shëndetin tuaj dhe të atyre që mund të shpëtojmë nga sëmundja. Për të siguruar që sistemi ynë shëndetësor nuk do kalojë në kolaps dhe që shkollat e kopshtet të qëndrojnë të hapura. Bëjeni për ekonominë tonë dhe për vendet e punës”.

Kancelarja tha se Gjermania është një fazë kritike të pandemisë. Sipas saj, pandemia po përhapet më shpejt se gjysmë viti më parë. Se si do jetë dimri dhe Krishtlindjet, kjo do vendoset në ditët në vijim, tha kancelarja.

“Duhet të bëjmë gjithçka për të siguruar që virusi nuk përhapet në mënyrë të pakontrolluar”, paralajmëroi Merkel.

© SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here