Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit në Himarë! Kapet autori nga Tirana, pranon autorësinë e krimit: I kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët! Gjendet arma dhe furgoni (EMRI)

0
59

Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit,  Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro në shëtitoren e qytetit. Report Tv mëson se Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta. Burime mësohet se autorë dyshohet të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon,

HIMARË– Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit. Report Tv mëson se Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë dhe shkak është bërë një konflikt për pronën, pasi autori pretendon se biznesmeni i ka marrë tokën duke ndërtuar një pallat dhe nuk e ka paguar.

Burime mësohet se autorë dyshohet të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, por kjo pritet të konfirmohet, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me breshëri kallashnikovi. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa km larg në vendin e quajtur Livadhet, është arritur kapja e autorit. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë, ndërkohë që është gjetur arma e krimit dhe furgoni ” Volkswagen”, 7 vendesh dhe një pistoletë tjetër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori nuk ka qenë i maskuar dhe ka pranuar autorësinë  e krimit. Report Tv ka zbardhur dëshminë e tij në Komisariat ku mësohet të ketë thënë: “I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”. Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të Lekës në momentin e arrestimit, teksa shfaqet me kapele dhe pranga në duar. 

burimi:/shqiptarja.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here