Karikatura hit/ Cilin do besoni: Ramën ‘skënderbe’, ‘mjek’ apo ‘polic’: Një herë maska s’bën punë, një herë kush nuk e vendos, gjobitet

0
56

Një karikaturë e mjeshtrit Kosta Rakas paraqet më së miri paradoksin e vendimeve të marra nga qeveria dhe personalisht nga kryeministri Rama lidhur me mbajtjen e maskave në kuadër të mbrojtjes kundër koronavirusit.

I karakterizuar me tre fytyra, një ku flet si Skënderbeu, një kur flet si mjek e një tjetër kur hiqet si polic, Rama paraqitet si kryeministri që bie ndesh me vetë ato që ka thënë.

Nën portretizimin e Skënderbeut, Rama kërkon të hiqet si njeriu që bashkon shqiptarët e udhëheqës i madh. Por realisht në këto 7 vite ka qenë kryeministri që solli eksodin më të madh të shqiptarëve jashtë vendit.

Nga ana tjetër në këto kohë pandemie, kryeministri ka marr shpeshherë rolin e mjekut duke na dhënë këshilla e nxjerrë urdhra absurdë.

Por nuk ka munguar as Rama si kryepolic, i cili vendos gjoba për të gjithë të pabindurit.

Për më shumë shijoni karikaturën…

burimi:standard.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here