“Autorët e pritën sapo doli nga shtëpia dhe…”/ Kamerat e sigurisë fiksuan dy persona me kapele dhe maskë anti-Covid. Kush është i riu që u qëllua me armë/ EMRI

0
59

Të tjera detaje vijnë nga ngjarja e mbrëmjes së kaluar ku një 27-vjeçar nga Vlora, u qëllua me armë zjarri, por për fat të mirë nuk pati dëmtime.

Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se 27-vjeçari është identifikuar si Marjo Ferraj dhe mësohet se është nipi i një ndërtuesi në Vlorë.

Si ka ndodhur ngjarja

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorët kanë pritur të riun kur ai ka dalë nga shtëpia.  Më pas sapo ai  është futur në makinë drejt tij është afruar një tjetër mjet me dy persona, të cilët kanë qëlluar në drejtim të 27-vjeçarit.

Policia lokale e Vlorës thotë se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut por vetëm ta trembin atë.

Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë

Sipas News24 ngjarja është filmuar nga kamera e sigurisë, të cilën Ferraj e kishte instaluar. Nga kamera duket se kanë qenë dy persona me makinë që kanë qëlluar në drejtim të tij sapo ka dalë nga banesa. Personat kanë qenë me kapele dhe maskë anti-covid.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po heton në disa pista, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

/panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here