Covid i merr jetën mjekut të njohur nga Hasi/ Mesazhet prekëse të të afërmeve

0
146

Koronavirusi vazhdon t’i marrë jetën edhe bluzave të bardha. Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se betejën me këtë virus e ka humbur mjeku i qendrës shëndetësore në Fajzaj të Hasit, Astrit Haziri.

Miq dhe të afërm të mjekut kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut, ndërsa thonë se është një humbje e madhe për gjithë komunitetin.

“Trishtim i madh, ndarja nga jeta e njeriut te mire, qytetarit te nderuar dhe doktorit te afte Astrit Haziri! U prehsh ne paqe doktor Astriti”, shkruan një prej të afërme të tij.

“Një lajm shumë të hidhur morëm sot për ty Daja Astrit Haziri ngushllime familjes dhe shpirti jot pushoft ne paqe ke qen dhe dot jesh gjithmon ne zemrat tona”, shkruan një tjetër i afërm.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here