Denoncimi në Komisariat/ Tentojnë ta qëllojnë me armë zjarri, 27-vjeçari telefonon policinë dhe po punohet për… DETAJE

0
59

Një 27-vjeçar ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Vlorës së një person, i cili ishte duke qarkulluar me makinë në lagjen “Partizani” kishte tentuar ta qëllonte me armë zjarri.

Fatmirësisht policia njofton se as i riu dhe as ndonjë kalimtar i rastit nuk ka marrë lëndime, ndërsa po vijon puna për krehjen e zonës dhe kapjen e autorit.

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë  i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë  në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat  dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here