EMRAT/ Shfrytëzim prostitucioni, trafik të miturish e vjedhje, kush janë 3 të dënuarit që OFL u ‘trokiti’ sot në derë

0
137

Operacioni Forca e Ligjit, u ka dërguar sot formularët për deklarimimin e burimit të pasurisë tre të dënuarve me banim në Tiranë, Shkozë e Berat.

Ferdinand Etemaj ose Ferdinand Etemi, Elton Drapi dhe Dorjan Memaj, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, duhet t’i përgjigjen kërkesave me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë

Sipas policisë, Ferdinand Etemaj alias Ferdinand Etemi, banues në Berat, është dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Elton Drapi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here