Reagimi/ PD-Ramës: Inceneratorët, po i ikën llogaridhënies duke u fshehur pas 3D

0
70

Partia Demokratike ka reaguar ndaj një videoje propogandistike të postuar nga Kryeministri Edi Rama lidhur me inceneratorin e Sharrës.

Eksperti i ekonomisë, Dorjan Teliti, akuzon Ramën se po i ikën llogaridhënies duke u fshehur pas videove 3D.

“Edhe sot Edi Rama, u paraqiti shqiptarëve një video 3D në vend, siç bën për çdo rrugë, port apo aeroport që u servir shqiptarëve.

Pasi ka dhënë 25 milion euro vetëm për inceneratorin e Tiranës dhe inceneratori nuk duket gjëkundi, ER ka bërë gati për të paguar Klodian Zotos dhe mafias së inceneratorëve pas tij 430 milion euro të tjera nga paratë publike. Si premio sipër kësaj, i ka dhënë edhe monopolin e mbetjeve të ngurta të Tiranës, duke falimentuar industrinë e riciklimit”, shkruan Teliti në rrjetet sociale.

Sipas tij, Tirana e Edi Ramës dhe Erion Veliajt vazhdon të qelbet në plehra dhe qytetarët e shohin përditë me sytë e tyre këtë të vërtetë.

“Pas 8 vitesh në pushtet qëndror dhe pas 6 vitesh që kontrollojnë bashkinë e Tiranës, dyshja Rama-Veliaj kanë zgjedhur që t’i ikin llogaridhënies për dështimin në menaxhimin e mbetjeve duke u shfaqur një video 3D të premtimit të rremë të radhës.

Premtimi dhe angazhimi i tyre i vërtetë është kontrata që kanë me Klodian Zoton për t’i zhvatur taksave të shqiptarëve rreth 500 milion euro”, shkruan Teliti.

burimi:/standard.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here