VIDEO- Me vrap dhe me shishe në dorë/ Momenti kur Shpëtim Idrizi qëllon eskortën e ministrit grek

0
116

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendia është pritur sot më protesta në Tiranë. Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të PDIU kanë protestuar para ministrisë së jashtme, por janë penguar nga policia.

Gjatë protestës, “Panorama” ka siguruar edhe një moment, kur Shpëtim Idrizi vrapon duke mbajtur në dorë një shishe me ujë dhe më pas gjuan në drejtim të eskortës së ministrit greke.

Idrizi e konsideroi veprimin e policisë si një trup, që ruajtën ministrin e Jashtë grek. Idrizi i kërkoi policisë që nëse ka shqiponjën në kokë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin shqiptar në jug. Sipas tij Rama po çon përpara vetëm axhendën greke.

“Është absurdi i një policie që nuk di çfarë bën. E ruajtën ministrin e Jashtëm tani na kanë bllokuar ne, nuk dimë ku të shkojmë. Ky është absurdi i një policie politike.

I them policisë që nëse janë trima dhe kanë shqiponjën në ballë të shkojnë të kapin ata që djegin flamurin në jug”, tha ndër të tjera Idiriz.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here