VIDEO- Qëlloi me shishe eskortën e ministrit grek/ Idrizi: Do të doja ta zinte në kokë. Përballë një terrori ishte…

0
120

Në kushtet e një sjellje normale të policisë, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi  thotë se veprimi i tij duke qëlluar me shishe eskortën e ministrit të Jashtëm grek nuk do të ndodhte.

Në një prononcim për mediat pas protestës, Idrizi u shpreh se veprimi ishte emocional, por është ishte gjëja më e paktë që mund të bënte.

“Ka qenë një veprim emocional. Po ju them që ne emër të shqiptarëve të Çamërisë, nga mënyra si po sillet Greqia, nga mënyra si po sillet policia shqiptare, ajo shishja me ujë është gjeja më ë paktë që mund të bëjmë.

Të irrituar edhe nga qëndrimi i policisë ai veprimi i imi më duket i pakët. Pavarësisht se nga pikëpamja njerëzore duhet të kërkojë ndjesë.

Përballë një terrori ishte më e paktë, do të doja ta zinte në kokë ministrin greke, se ishte dhe vapë dhe mbase freskohej pak”, tha Shpëtim Idrizi.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here