Policia e Tiranës ka mundur të parandalojë një vrasje duke arrestuar katër personat që dyshohet se po përpiqeshin ta kryenin atë.
Hetimet nisën pas kallëzimit në polici nga sipërmarrësi Andon Dhima, i cili një javë më parë kishte konstatuar se po ndiqej nga dy persona të maskuar. Ata thuhet se e kanë ndjekur në rrugën “Muhamet Gjollesha” deri në hyrjen e pallatit ku banonte.
Policia zbuloi se Dhimës po i organizohej atentat nga të paktën dy persona dhe bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët kishin precedencë penale dhe dyshohet të jenë vrasës me pagesë, raporton EuroNews.al.
https://video.syri.net/embed/Kp1PC7RIORaTeKu
Kështu pas hulumtimeve në më pak se një javë nga denoncimi, policia arrestoi si të dyshuar:
-Gledis Leno, 45 vjeç, dënuar më parë me 6 vite burg për grabitje me armë në Gjermani
-Albin Hoxha, 35 vjeç, dënuar më parë për plagosje me armë
-Maringlen Matohiti, 30 vjeç, arrestuar si bashkëpunëtor
-Enea Hoxha, 26 vjeç, arrestuar si bashkëpunëtor, dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj burg për trafik droge
https://video.syri.net/embed/vUceYSFIz8yzJDV
Policia u gjeti këtyre personave një pistoletë, fishekë, pranga, uniforma kamuflazhi, letërnjoftime dhe uniforma policie të Repartit të Neutralizimit të Elementëve të Armatosur (RENEA).
Autoritetet u sekuestruan makinën që të dyshuarit mendohet se përdorën për të ndjekur sipërmarrësin, ndërsa atyre iu gjetën edhe maskat dhe veshjet e mbajtura mbrëmjen kur e ndoqën deri në hyrje të pallatit ku banonte.
Kujtojmë se biznesmeni Andon Dhima ka drejtuar gishtin te gazetari Ben Blushi për ngjarjen e rëndë.
© SYRI.net