Një vajze i vjedhin celularin, por ja çfarë zbuloi policia pasi arrestoi 31-vjeçarin

0
102

Një djalë i ri u vu në prangat e Policisë së Tiranës, i akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas bluve, ai ka fshehur, ka tjetërsuar dhe ka vënë në përdorim një aparat celular që i përkiste shtetases M. K.

Kësaj të fundit, ia kishte vjedhur këtë celular një person i njohur për të arrestuarin, e pavarësisht se kishte dijeni se aparati ishte i tjetërkujt, ai e ka përvetësuar duke e përdorur si të tijin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, shtetasin E. P., 31 vjeç, pasi ka fshehur, ka tjetërsuar dhe ka vënë në përdorim një aparat celular që i përkiste shtetases M. K., edhe pse kishte dijeni se një person i njohur ia kishte vjedhur kësaj shtetaseje”, tha Policia.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here