‘Rezultatet do shihen brenda pak muajsh’/ Aeroporti i Kukësit, Rama nxjerr pamjet nga kantieri një ditë pasi…(video)

0
174

Një ditë pasi tha se për aeroportin e Kukësit brenda pak muajsh, në vitin e ardhshëm, do të mund të shikohen rezultatet në terren, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga kantieri ku po punohet për këtë aeroport.

Sipas Ramës, aktualisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve dhe po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës.

Ky projekt po realizohet sipas standarteve të BE thekson kryeministri, “që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore”.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES 😊
dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here