VIDEO- “Buxheti 2021 mashtrim dhe vjedhje”/ Ish-deputetja e PD: 120 mln euro shkojnë për koncesione, por ja lajmi i mirë për shqiptarët

0
536

Për Partinë Demokratike, buxheti i vitit 2021 ka për bazë mashtrimin dhe vjedhjen e qytetarëve. Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se buxheti i paraqitur është një mashtrim elektoral. Sipas saj, janë 120 milionë euro që me këtë buxhet shkojnë për koncesione dhe PPP.

Sipas saj, treguesit e siguruar nga vetë qeveria pohojnë se vendi është në rënie ekonomike prej 6,1%, por sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kjo shkon deri në 9%; konsumi i qytetarëve është me rënie me 7.5%, ndërkohë që investimet totale në vend kanë rënë me 13% duke treguar ngërçin e madh që ka ekonomia shqiptare.

“Ky buxhet, me buxhetin e koncesioneve i cili këtë vit shkon në shifrën e paprecedentë të 120 mln euro, ashtu siç shfaqet edhe në tabelën në ekranin pas meje, është dëmi më i madh që i bëhet ekonomisë shqiptare nga njëra anë por nga ana tjetër tregon edhe politikën e tij që edhe në ikje nuk ndryshon, fatura koncesionesh dhe PPP të fryra me vetëm një qëllim, për t’i dhënë para klientëve në oborrin e tij dhe oligarkëve.  Gënjeshtra e paskrupullt se bizneset e vogla do të shpëtojnë nga taksat ndërkohë që u ngarkohet barra e pagesës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për pagën më të lartë minimale pohohet në buxhet nga vetë qeveria hipokrite e Edi Ramës”, tha Tabaku.

Por, Tabaku ka edhe një lajm të mirë për qytetarët. Sipas saj, ku do të jetë  buxheti i fundit i qeverisë Rama.

“Prandaj Shqipëria në prill 2021 do të votojë për të treguar se beson jo vetëm tek taksa e sheshtë, por beson tek një vizion ekonomik që ka për qëllim mirëqenien e qytetarëve, rritjen e konsumit, hapjen e vendeve të reja të punës, tek një Shqipëri e cila punon ndershëm dhe taksohet ndershëm, për mundësi ku të gjithë ata e kanë bazuar jetën e tyre në punë, e për të gjithë ata që e kanë bazuar jetën e tyre në investim.

Më 25 prill Shqipëria do të votojë për të punuar dhe jo për t’u ridhënë me koncesion. Jemi me fat se të paktën ky është buxheti i fundit i Edi Ramës”, u shpreh ish-deputetja.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here