Administrata amerikane miraton medikamentin e parë kundër koronavirusit

0
118

Rregullatorët në SHBA kanë dhënë aprovimin e tyre final për ilaçin anti-viral, Remdisivir, si medikamentin me të cilin duhen trajtuar pacientët e shtruar në spital nga Covid-19.  

Administrata amerikane e ushqimit dhe ilaçeve tha se “Veklury”, që është edhe brendi i këtij medikamenti, shkurton kohën e rikuperimit pas infektimit me koronavirus, me të paktën 5 ditë. Administrata tha gjithashtu se “Veklury” është medikamenti i parë që aprovohet për trajtimin e Covid-19.

Por pak ditë më parë, vetë OBSH tha se Remdisivir ka shumë pak efekt në shpëtimin e një pacienti të infektuar. Remdisivir është autorizuar për përdorim emergjent vetëm në Shtetet e Bashkuara në muajin maj.

Dy javë më parë, ky medikament i është dhënë edhe presidentit Donald Trump, për rikuperim, pasi rezultoi pozitiv për Covid-19. Për 5 ditë kurimi, përdorimi i Remdisivir kushton plot 3120 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here