“Nuk kemi shumë kohë, javët në vijim do jenë të vështira”/ Franca në alarm nga koronavirusi, kryeministri: Nëse është e nevojshme…

0
121

Autoritetet shëndetësore në Francë raportuan 41,622 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, një shifër ditore më e larta që nga nisja e pandemisë.

Sipas The Guardian, qeveria franceze njoftoi shtrirjen e shtetrrethimit të vendosur një javë më parë në Paris, edhe për qytete të tjera të mëdha.

Kryeministri francez, Jean Castex, tha se “vala e dytë e pandemisë është këtu”, dhe “situata është e rëndë”, duke folur në një konferencë shtypi të enjten ndërsa njoftoi shtrirjen e orës policore në 38 departamente të tjera administrative në të gjithë Francën.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi mesnatën e së Premtes.

Kryeministri tha se ora policore do të ndikojë tani rreth 46 milion njerëz, ose dy të tretat e popullsisë franceze.

“Ëeshtë e qartë, javët në vijim do të jenë të vështira, shërbimet tona spitalore do të vihen në provë”, tha Castex.

Masat kufizuese të orarit do të qëndrojnë në fuqi për gjashtë javë, tha Castex duke shtuar se situata do të vlerësohet javën e ardhshme dhe se rregullat e shtetrrethimit mund të shtrëngohen nëse është e nevojshme.

“Nëse nuk arrijmë të ndalojmë pandeminë, do të përballemi me një situatë të rëndë dhe do të duhet të parashikojmë masa shumë më të ashpra,” tha Castex. “Ne ende kemi kohë për ta shmangur atë por nuk kemi shumë kohë”, shtoi ai.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here