Fleta e votimit për 25 prillin, Balla akuzon Metën për vonesën: Zgjedhje e gabuar e FRESSH, në një arë me misra ka ndonjë kalli që…

0
125

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ende nuk e ka dizejnuar fletën e votimit me të cilën qytetarët shqiptarë do tu drejtohen kutive të votimit në 25 prill të vitit të ardhshëm.

Për këtë, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla bëri përgjegjës Presidentin, që sipas tij shkaktoi vonesa të pakuptimta për hyrjen në fuqi të Kodit të ri Zgjedhor.

Balla: Jemi në procesin parapërgatitor të zgjedhjeve të 25 prillit. Me 25 prill nuk votohet kësaj radhe për fat të mirë dhe për shkak të kontributit të pazëvendësueshëm të PS me një ndryshim të kodit zgjedhor. Nuk do të ketë më një votë vetëm për partinë që preferon, por do të ketë një votë edhe për deputetin apo deputeten që ti ke dëshirë. Fletën e votimit ende KQZ nuk e ka dizenjuar për shkak të një vonese të pakuptimtë që shkaktoi presidenti i Republikës me hyrjen në fuqi të kodit, por është diçka formale. Në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një fletë votimi i thjeshtë, emri i partisë politike dhe emrat e kandidatëve. Ti do të votosh PS në njërin krah dhe në tjetrin njërin kandidat të listës.

Gjatë fjalës së tij në takimin me të rinjtë në Elbasan në kuadër të FRESSH VOICE, Basha nuk la pa ironizuar Metën, si një zgjedhje e gabuar e këtij Forumi.

Balla: FRESSH është një forum që ka një status të rëndësishëm në jetën politike të vendit. Ka prodhuar pafundësisht politikanë, ka bërë edhe ndonjë zgjedhje të gabuar, siç ishte Ilir Meta. Kemi pasur edhe atë kryetar FRESSH-i, por edhe në një arë me misra, ka ndonjë kalli që nuk bën. Por përgjithësisht FRESSH-i ka nxjerrë djem e vazja të cilët kanë ditur të ecin në rrugën e politikës.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here