Hetime disa mujore, si u arrestuan të rinjtë me dy emra në Tiranë, policia: Dyshohet se në zonën e Astirit, ata…

0
63

Dy të rinj që shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve u arrestuan nga Policia e Tiranës, në operacionin e koduar “Kalaja”.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një punë hetimore disa mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Kalaja”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve : J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë”, thekson Policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here