Mashtroi një qytetar duke i marrë pronën dhe ia shiti…policia arreston 38-vjeçarin, çfarë dyshohet

0
83

Një 38 vjeçar ka mashtruar një qytetar në Tiranë duke i marrë pronën dhe ia shiti dikujt tjetër. Policia e ka vënë në pranga pas denoncimit të qytetarit të dëmtuar, ndërkohë që dyshohet se në këtë histori janë të përfshirë edhe shtetas të tjerë për të cilët po punohet që të identifikohen dhe arrestohen.

Blutë e kryeqytetit thanë se kanë vënë në pranga shtetasin me inicialet A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë.

“Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër”.

NJOFTIMI

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata” si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

•A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ” .

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here