Përndjekje, dhunë, policia vë në pranga 5 persona, njëri prej tyre ishte…

0
47

Policia e Fierit arreston 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, një prej tyre i shpallur në kërkim. Specialistët në Komisariatin e Lushnjës, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim me inicialet A. D., 67 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin E. V., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Përndjekje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta, në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit R. M., 58 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë
L. V., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here