Kodi Zgjedhor/ Rama: Do ta votojmë sërish pa asnjë ndryshim, askush s’mund ta verë në diskutim vullnetin e Parlamentit, aq më tepër…

0
335

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se do ta votojnë sërish Kodin Zgjedhor, pa asnjë ndryshim.

Në një dalje për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politik, Rama tha se nuk mund të vihet në diskutim vullneti i Parlamentit.

“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të verë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më tepër Ilir Meta”, tha Rama.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here