Pamjet nga ish-sheshi Shqiponja, forca të shtuara policie, ja thirrja për shoferët

0
449

Zona e ish-sheshit Shqiponja, është përfshirë nga kaosi dhe trafiku i rënduar këtë fillim jave, që përkoi me ndalimin e qarkullimit të mjeteve në këtë aks, për shkak të punimeve që po kryhen për Unazën e Madhe.

Forca të shtuara policie janë vënë re që në orët e para të mëngjesit në këtë zonë, teksa Policia e Tiranës i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugët alternative përgjatë 4 muajve të punimeve për realizimin e këtij projekti, si dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e detyrueshme, për të mos sjellë pengesa në lëvizjen e mjeteve, sidomos atyre të urgjencës apo emergjencës.

NJOFTIMI I POLICISE

Shërbimet shtesë të Policisë Rrugore të Tiranës po menaxhojnë trafikun në rrethrrotullimin Shqiponja, gjatë fazës së avancuar të ndërtimit për projektin që ka si synim lehtësimin e lëvizjes për hyrje-daljet në Tiranë.

Policia Rrugore fton drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugët alternative përgjatë 4 muajve të punimeve për realizimin e këtij projekti, si dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e detyrueshme, për të mos sjellë pengesa në lëvizjen e mjeteve, sidomos atyre të urgjencës apo emergjencës.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here