Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe dhe shtabet elektorale. Ja për çfarë diskutohet

0
231

Ashtu si cdo të hënë, kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur në selinë rozë drejtuesit politikë në qarqe dhe shtabet elektorale.

Sipas Neës24 në mbledhje diskutohet për organizimin e PS në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Konkretisht në mbledhjen e sotme po diskutohet për pjesëmarrjen e anëtarësisë në vlerësimin e deputetëve nëpërmjet portalit “deputeti që duam”.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka nisur një proces sa i përket vlerësimit të deputetëve. Pas përfundimit të këtij procesi, PS do të hartojë edhe listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se në listë nuk do të jenë vetëm kandidatët aktual, por lista do të jetë e hapur për këdo.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here