“Virusi do jetë prezent dhe pas 5 viteve”, flet eksperti: Kur pritet të nisë vaksinimi në masë

0
82

Eksperi i shëndetit publik, Fahri Beqja në një lidhje me Skype me emisionin “Abc-ja e mëngjesit” duke folur për situatën që paraqitet në Gjermani nga Covid-19 tha se vaksinimi në masë nuk pritet të nisë pas tre mujorit të parë të vitit të ardhshëm. Ai theksoi se është e nevojshme respektimi i “tri masave themelore të parandalimit: mbajtja e maskës, distancimi dhe higjiena”, pasi maskat e frenojnë virusin dhe mundësia për infektim është shumë më e vogël.

“Deri tani kemi qëndrimin zyrtar të institucioneve shëndetësore që ka mundësi që mund të ketë një liçensim të vaksinave para Vitit të Ri, por vaksinim në masë nuk do të ketë para tremujorit të vitit të ardhshëm. Mund të ketë vaksinim në muajt maj, qershor në masë në tërë botën, jo të gjithë do të marrin vaksinën.

Këto që e kalojnë lehtë sëmundjen dhe po të duam ne ta marrin nuk do të pranojnë. Por grupet e rrezikuara që zhvillojnë sëmundjen e rëndë ndoshta do të vaksinohen më herët në disa shtete të zhvilluara.“, tha eksperti. Më tej, ai shtoi se dhe me zhvillimin e një vaksine të mundshme, virusi nuk do të zhduket por me përparimin e shkencës do të mund të kuptohet më tepër rreth tij.

Jo, kjo situatë nuk mbyllet ne duhet ta pranojmë që me këtë virus na përcjell të gjithëve tërë jetën, por në një moment të caktuar kur fillon vaksinimi i grupeve që përmendet, kur në një mënyrë të kontrolluar do të vazhdojë dhe imunizimi natyral dhe kur të arrijmë një imunitet kolektiv deri në 65 përqind të popullatës, atëherë situata do të jetë më ndryshe. Edhe pas 5 apo 10 viteve, nuk ka ardhur që të largohet do të jetë i pranishëm.”, tha ai.

/abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here