
Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar sërish për Kodin Zgjedhor, për të cilin Presidenti Meta ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias.
Për herë të dytë. Varhelyi thotë se do të ishte matur të pritej opinioni para se të rivotohej në Kuvend.
“I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të korrikut. Prandaj do të ishte maturi që të pritej opinioni para se të rivotiohej në Parlament”, shkruan Varhelyi.
Ai i mbyll postimin e tij në twttier, duke thënë që “Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”.