“Lojëra fati në lokal, kanabis dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur”, kush janë katër të arrestuarit në Shkodër

0
579

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale. Njëri nga të arrestuarit, S. B., 35 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua pasi në ambientet e një lokali që ai administronte u konstatua se ushtronte aktivitetin kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës janë sekuestruar një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe çipsa që shërbenin për ushtrimin e këtij aktiviteti. Mbi të rëndojnë akuzat “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ndërkohë një 21 vjeçar, banues në Shkodër, u arrestua në ambientet e një bar-kafeje në lagjen “Skanderbeg”. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. P iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë provës materiale një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga shërbimet e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban është arrestuar në flagrancë shtetasi L. V., 18 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Po nga këto shërbime është arrestuar në flagrancë shtetasi A. K., 44 vjeç, pasi në aksin Shkodër-Koplik, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here