Pas rreth një viti hetime, Gjykata e Korçës ka lënë të lirë të riun Devis Nika, i arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e pronarit të minimarketit në fshatin Mborje, Flamur Duci, 45 vjeç.
Vendimtare për gjykatën ka qenë analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, e cila nuk i përkiste 18-vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes.
Kjo bëri që edhe gjykata të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg,në detyrim paraqitje.
Nëna e djalit duke folur para kamerave tha se djali i saj është i pafajshëm dhe se u mbajt për 8 muaj në qeli pa asnjë provë.
Ngjarja e rëndë për të cilën u arrestua Devis Nika ka ndodhur rreth orës 06:30 të datës 19 Dhjetor 2019, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci i cili u vra para dyqanit të tij.
Viktima u godit me thikë ne krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët.