Specialistja e Shëndetit Publik humb betejën me Covid. Ja mesazhi i ministres së Shëndetësisë

0
579

Specialistja e promocionit të Shëndetit Publik  është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.

“Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës.

Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm.

Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!”, shkruan Manastiliu.

© Panorama.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here